Bombardimi i Iranit, publikohet harta e fluturimit, avionët amerikanë kaluan mbi Mesdhe për të kryer sulmin

SHBA goditi me avione bombardues dhe raketa stacionet berthamore te Iranit mesnaten e te dieles ku u perfshire ne konfliktin mes Teheranit dhe Tel Avivit ne Lindjen e Mesme.
Operacioni ushtarak ka qene i rralle dhe i komplikuar pasi avionet amerikane B2 fluturuan me ore te gjata nga baza e Misurit ne SHBA ndhe madje u furnizuan me karburant gjate rruges per te arritur ne zonen nga e cila leshuan raketat anti bunker.
CNN publikoi diten e sotme, harten qe tregon levizjen e avioneve bombardues amerikane te cilet duket se kane levizur vec tjerash edhe ne qiellin e mesdheut, mes Italise dhe Greqise per te arritur ne zonen nga e cila kryen sulmin.
Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit përfshiu më shumë se 125 avionë .
Bombarduesit e fshehtë B-2 hodhën më shumë se një duzinë bombash masive "shkatërruese bunkerësh" në objektet Fordow dhe Natanz të Iranit , ndërsa raketat Tomahawk goditën një vend në qytetin e Isfahanit.


