Barron Trump lajmëroi policinë britanike për sulmin, shpallet fajtor i riu që dhunoi të dashurën e tij

Bota

Barron Trump lajmëroi policinë britanike për sulmin, shpallet

22-vjeçari rus, Matvei Rumiantsev është shpallur fajtor për sulm ndaj të dashurës së tij në një që përfshiu papritur djalin e presidentit amerikan, Barron Trump. Ishte ai i cili i tha policisë britanike se kishte qenë dëshmitar i sulmit gjatë një video call me vajzën vitin e kaluar.

22-vjeçari u shpall fajtor për sulm që shkaktoi dëmtime trupore midis 17 dhe 18 janarit 2025. Barron Trump i tha policisë së Mbretërisë së Bashkuar në një telefonatë më 18 janar të vitit të kaluar se një burrë pa këmishë me flokë të errët e kishte marrë telefonin dhe, sekonda më vonë goditi vajzën ndërsa qante.

Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur u tha juristëve se ndërhyrja e Trump kishte ndihmuar në parandalimin e vrasjes së saj nga Rumiantsev.

Rumiantsev pranoi se ishte xheloz deri diku për miqësinë e saj me Trump, duke pretenduar se ai dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje për këtë në vitin 2024.

“Nuk po e kontrolloja në asnjë mënyrë, por po përpiqesha t’i bëja të kuptonte se nëse ndihet keq duke parë mesazhet që kam pasur me vajzat 10 vjet më parë, ndoshta mund ta kuptonte se si ndihesha unë kur ajo ishte ulur aty në atë moment duke i dërguar mesazhe dikujt tjetër”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT