Anulohet ceremonia në Gjenevë, SHBA dhe Irani firmosin marrëveshjen online

Bota

Anulohet ceremonia në Gjenevë, SHBA dhe Irani firmosin

Sipas një raportimi të BBC, ceremonia e planifikuar për nesër në Gjenevë është anuluar pasi memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar tashmë në mënyrë të largët mes SHBA-së dhe Iranit.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar deklaroi për BBC se ceremonia fizike nuk do të zhvillohet më, duke sqaruar se marrëveshja është formalizuar tashmë përmes nënshkrimit online.

Një zyrtar i lartë pakistanez kishte thënë fillimisht se kryeministri Shehbaz Sharif po e shtynte vizitën në Gjenevë, duke shtuar se faza e ardhshme e procesit do të vazhdojë përmes kanaleve teknike mbi çështje të ndryshme, brenda një kornize më të gjerë.

Sipas BBC, dyshimet për zhvillimin e ceremonisë nisën pasi Sharif ndryshoi postimin e tij në platformën X, duke hequr pjesën që përmendte organizimin e ceremonisë zyrtare në Zvicër me mbështetjen e Katarit.

ME TE LEXUARAT