Sulm me bomba me fosfor në Liban, shpërthejnë zjarret në zonat pyjore
Lajmifundit
/
3 Gusht 2026, 10:18
Bota

Forcat izraelite kanë përdorur bomba me fosfor ndaj zonave me ullishte dhe pyje me pisha në lokalitetet Yaroun dhe Arnoun, si dhe në qytetin Bint Jbeil, në jug të Libanit, duke shkaktuar shpërthimin e zjarreve.
Lajmi është raportuar nga Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve (NNA), e cila bën të ditur gjithashtu se një dron izraelit ka hedhur një granatë verbuese në fshatin Buyut al Siyad, në distriktin e Tirit.
Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, janë raportuar edhe dy sulme me raketa nga Izraeli ndaj kodrës Ali al Taher, pranë qytetit Nabatieh, po në jug të Libanit.


