Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove pagesë, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 të pandehur
Lajmifundit
/
3 Gusht 2026, 10:55
Aktualitet

GJKKO ka dënuar me 155 vite burg në total 28 të pandehur që u shpallën fajtorë për ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Grupi sipas hetimeve të SPAK çonte emigrantë të paligjshëm në disa vende të botës kundrejt pagesave prej mijëra euro
Vendimi u dha pak më parë nga treshja gjykuese Erjon Bani, Irena Gjoka, Atalanda Zeqiraj ndërsa prokurore e çështjes ishte Elida Kaçkini.