“Zvicra e vogël do bëhet në malet tona”, Rama për Paketën e Maleve: Nuk anulohet! Është edhe për emigrantët

Për kreun e qeverisë, paketa e maleve është ajo c ka I munguar njerëzve të kenë pronën e tyre dhe ta kthejnë në burim mirëqenieje. Në një komunikim në facebook, lidhur me ‘Paketën e Maleve’, Rama u shpreh se ekonomia e maleve do të zhvillohet dhe se paketa e maleve është edhe për emigrantët që nuk mund të zhvillojnë dot pronën e tyre për shkak se nuk ua jep ligji.
“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar.
Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat.
Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Ka turizëm elitar dhe ndaj fshatrat e Zvicrës janë aq të pasur, sepse turistët atje paguajnë shumë lekë. Është një paketë për emigrantët se janë me të drejta të njëjta, dhe nuk mund t’i gëzojnë se ligjit 7501 nuk ua jep se nuk kanë letrat. Chestnut hill është në një zonë ku ha guri pulën dhe kujt do i shkonte ndër mend se do shkohej atje për biznes dhe sukses. Sa për sharjet më bëhen vetëm shëndet dhe forcë, janë problem i atyre që i bëjnë se si hynë këtu ashtu edhe dalin.” u shpreh Rama.


