Zjarri pranë QSUT/ Rrezikohen konviktet e mjekësisë, autoritetet në vendngjarje, vijon puna për shuarjen e flakëve

Zjarri te “Farmacia 10” është përhapur në zonë duke rrezikuar të djegë dhe ndërtesën ngjitur me pallatin që u përfshi nga flakët.
Situata në vendngjarje paraqitet goxha e tensionuar, nndërsa në vendngjarje ndodhen dhjetra zjarrfikës të cilët vijojnë punën përt shuarjen e flakëve. Mësohet se repartet e Urgjencës dhe Djegies Plastike janë vënë në gatishmëri, për të marrë nën kontroll situatën në rast se përkeqësohet më shumë.
Banorët e kompleksit që u përfshi nga flakët, në gjendje ankthi e të tmerruar ndodhen në trotuare, ndërkohë që zjarrfikësit janë kthyer në heronj duke shpëtuar persona që ngecën të bllokuar.
Në zonën ku ka rënë zjarri ndodhen dhe konviktet e mjekësisë, të cialt nëse situata përkeqësohet rrezikojnë të përfshihen nga flakët.
Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar njerëzit që ngecën të bllokuar në ndërtesa.
Në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë. Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë.


