Zjarri përfshin pallatin në Korçë, nis evakuimi i banorëve
Lajmifundit
/
21 Shtator 2026, 16:58
Aktualitet

Një zjarr ka rënë në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Flakët kanë përfshirë një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë.
Për shkak të situatës, pritet të nisë evakuimi i banorëve të pallatit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në vendngjarje, ndërsa pritet të zbardhen edhe rrethanat e rënies së zjarrit.


