Zjarret përfshijnë Shqipërinë: 37 vatra në 24 orë, 4 ende aktive

Aktualitet

Zjarret përfshijnë Shqipërinë: 37 vatra në 24 orë,

Situata e zjarreve në vend po bëhet alarmante. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 vatra zjarri në disa bashki të Shqipërisë. Katër prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim, sipas raportimeve të strukturave të emergjencave civile.


Vatrat aktive janë:
• Dibër, në “Livadhi i Peladhisë” dhe “Liqeni i Luleve” (Parku Lurë) – zona pyjore në rrezik, ndërhyrja po bëhet nga zjarrfikësit, ushtria dhe vullnetarët.

• Rrogozhinë (Tiranë), në fshatrat Zambish dhe Rrostej – djegie e sipërfaqeve me dushqe dhe shkurre. Zjarri është aktualisht nën kontroll.

Vatrat në monitorim:
• Piskovë (Përmet) dhe Sotiran (Vlorë) – me rrezik të ulët për përhapje.


Në total, janë djegur rreth 52 hektarë bimësi. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 547 forca, 65 automjete zjarrfikëse dhe 52 efektivë të Forcave të Armatosura.

IGJEUM paralajmëron se rreziku për përhapje të zjarreve mbetet i lartë në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të lartë.

ME TE LEXUARAT