Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Aktualitet

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, dyshohet

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit vendgrumbullimin e mbetjeve në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, të cilët kanë ndërhyrë pa ndërprerje gjatë gjithë natës, flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe vatra ende nuk është izoluar plotësisht.

Tym i dendur është përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke sjellë shqetësime të mëdha për banorët për shkak të ndotjes së ajrit dhe erës së rëndë që ka mbuluar ambientin.

Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një përsëritje alarmante që vë në pikëpyetje serioze mënyrën se si po menaxhohet kjo hapësirë.

Përhapja e shpejtë e zjarrit në një sipërfaqe të gjerë ka bërë që autoritete të dyshojnë se është një zjarrvënie e qëllimshme.

ME TE LEXUARAT