Zjarr i madh në Shashicë të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës (VIDEO)
Lajmifundit
/
25 Gusht 2026, 21:12
Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Shashicës, në Vlorë.
Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përhapjes së vatrës.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.


