Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos brenda në makinë duke pastruar armën e gjahut

Shpati Kamberaj, 37-vjeçari nga fshati Sevaster, Vlorë, është vetëplagosur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.
Kamberaj është vetëplagosur me armë gjahu tip çifte. Si pasojë e të shtënës, i është shkaktuar plagë në kofshë dhe pjesërisht në pjesën e ijës nga saçmat, por fatmirësisht pa i prekur arterien kryesore.
Siç raportohet 37-vjeçari ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
Kamberaj, sipas mjekëve, është në gjendje stabile. Pas ndërhyrjes në spitalin e Vlorës, 37-vjeçari gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Nga dëshmitë e para pas ngjarjes, Kamberajn e kanë gjetur të afërmit e tij brenda makinës të plagosur, më pas ai është transportuar në spital.
Policia e Vlorës ende nuk ka dalë me komunikatë. Ndërsa që prej mbrëmjes së kaluar kanë nisur procedurat për hetimin e rrethanave, duke u marrë në pyetje edhe të afërmit.


