Zbardhet dinamika e KRIMIT në Sarandë/ Rexhep Ismaili u ekzekutua në lokalin e tij, personat nga banaku qëlluan me automatik ndaj autorit

Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës, ku atentati mori përmasa të një përplasjeje të armatosur.
Mësohet se 66-vjeçari, pronar i një karburanti, dyshohet se kishte pasur më herët konflikte me autorin e dyshuar.
Gjithashtu bhet me dije se autori ka hyrë i armatosur në ambientet e biznesit të Ismailit, ku viktima ndodhej në lokalin e karburantit së bashku me persona të tjerë.
Në atë moment, autori ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ismailit, duke e goditur në kokë dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas atentatit, persona që ndodheshin në lokal nga banaku kanë reaguar duke qëlluar me armë automatike në drejtim të autorit gjatë largimit të tij.
Pavarësisht breshërisë së plumbave, autori ka mundur të arratiset dhe ende nuk është lokalizuar nga policia.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.


