Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë/ Autorët arratisen pas vrasjes, policia 'blindon' qytetin

Policia ka blinduar hyrje-daljet qytetit te Sarandës pas ekzekutimit të biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashtës.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, autorët janë larguar menjëherë pas krimit, ndërsa efektivët kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë verifikime për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Viktima, 66 vjeç, ishte pronar i një karburanti dhe njihej si biznesmen në qytetin bregdetar.
Ai kishte mbajtur gjithashtu edhe postin e kryetarit të shoqatës “Çamëria”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit dhe dokumentimin e ngjarjes.


