Avokati i Elvis Shkambi kundërshton shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja: Duhet respektuar ligji

Aktualitet

Avokati i Elvis Shkambi kundërshton shpalljen “Dëshmor i

Pas vendimit të Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar avokati Kujtim Ibraj, mbrojtës ligjor i të pandehurit Elvis Shkambi, autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit brenda sallës së gjyqit në tetor të vitit 2025.

Përmes një deklarate të vendosur në dispozicion të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Ibraj shprehet se ndan dhimbjen për humbjen e gjyqtarit dhe shpreh respekt për figurën e tij, por ngre pretendimin se statusi “Dëshmor i Atdheut” duhet të jepet vetëm në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji. Sipas avokatit, vlerësimi i figurës së gjyqtarit dhe respekti për detyrën e ushtruar janë çështje të ndryshme nga përmbushja e kushteve ligjore për marrjen e këtij statusi.

Deklarata e plotë:
Në cilësinë e avokatit mbrojtës të të pandehurit, ndjej detyrimin profesional dhe etik të reagoj lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë. Së pari, dua të shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit dhe respektin për jetën e humbur në një ngjarje tragjike që ka prekur të gjithë shoqërinë shqiptare. Po aq e rëndësishme është që, në një shtet të së drejtës, emocionet dhe dhimbja kolektive të mos zëvendësojnë zbatimin korrekt të ligjit. Vlerësimi i figurës së një personi dhe respekti për kontributin e tij institucional janë çështje të ndryshme nga përmbushja e kritereve ligjore për dhënien e një statusi të caktuar.

ME TE LEXUARAT