Vuan prej vitesh nga kanceri, emigrantit 46-vjeçar i buzëqesh fati

Aktualitet

Vuan prej vitesh nga kanceri, emigrantit 46-vjeçar i buzëqesh fati

Një burrë nga Portland i Kolumbisë, i cili prej kohësh po lufton me kancerin, i ka buzëqeshur fati, pasi ka fituar xhakpotin prej 1.3 miliardë dollarësh të Powerball në Oregon. Xhakpoti që u fitua nga Cheng "Charlie" Saephan është xhekpoti i katërt më i madh i Powerball ndonjëherë.

Saephan, 46 vjeç tha se çmimin do e ndaj me grua e tij, Duanpen Saephan, 37 vjeç dhe shoqen e tij, Laiza Chao, 55 vjeç, nga Milwaukie, Oregon. Ai ka marrë në total 422.3 milion dollarë pas taksave.

Saephan, i cili ka lindur në Laos dhe ka jetuar në Portland për 30 vjet, u tha zyrtarëve të Lotarisë se ishte besimi dhe fati, ishin ata që e ndihmuan drejt fitores.

“Iu luta Zotit të më ndihmonte. Fëmijët e mi janë të vegjël dhe unë nuk jam aq i shëndetshëm", tha Saephan, i cili bleu mbi 20 bileta për shortin e 26 prillit. Ai tregon se ka shkruar numrat dhe i ka mbajtur ato nën jastëk për një natë.

46-vjeçari tha se tashmë do të kishte mundësi të kurohej dhe familja s’do kishte problem më për shpenzimet.

Ai ndër të tjera tregoi se ka qenë shoqja e tij që i ka dhënë Cheng Saephan 100 dollarë që të blente biletat e lotarisë.

ME TE LEXUARAT