"Jam mirë faleminderit", Mbreti Charles i rikthehet detyrave publike

Mbreti Charles u kthye në detyrat e tij publike për herë të parë që kur u diagnostikua me kancer. Me gruan e tij Mbretëreshën Camilla në krah, trashëgimtari i të ndjerës Elizabeth zgjodhi të vizitojë Qendrën e Kancerit Macmillan në Spitalin e Kolegjit Universitar në Londër sot.
Që atëherë, organizatat bamirëse të kancerit kanë lavdëruar transparencën e tij dhe ndikimin që ai pati në mobilizimin e audiencës, me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, gjithashtu duke folur për diagnozën e saj.
Siç raportohet nga gazeta britanike Daily Mail, për vizitën e sotme, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: Programi i trajtimit të Madhërisë së Tij do të vazhdojë, por mjekët janë mjaftueshëm të kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, sa që Mbreti është në gjendje të rifillojë një numër detyrash e marrëdhëniesh me publikun.
Dhe duke u rikthyer sot në detyrën publike për herë të parë, gjatë një vizite në një spital, monarku britanik u dha kurajo pacientëve me kancer që i nënshtroheshin kimioterapisë.
"Jam mirë, faleminderit," buzëqeshi Mbreti Charles kur e pyetën se si ndihej teksa i nënshtrohej trajtimit të kancerit.
Çifti mbretëror i Britanisë zhvilloi bisedime me pacientët dhe stafin në Qendrën e Kancerit Macmillan në Spitalin e Kolegjit Universitar.
King Charles meets fellow cancer patients today and the smiles and warmth are genuine from everyone. ???????????????? pic.twitter.com/QpVJc8LYn0
— Prince & Princess of Wales ???? (@TribesBritannia) April 30, 2024



