“Vriteni frikën” – aktivistja: Rama është në ikje, një gjë është e garantuar, nuk do të vijë më një autokrat apo trafikant!

Aktualitet

“Vriteni frikën” – aktivistja: Rama është

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur në protestën e 77-të kundër qeverisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje në lëvizjen qytetare.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë t’i bashkohen protestës, duke iu referuar edhe shqetësimit se çfarë do të ndodhë pas largimit të qeverisë aktuale.

Sipas saj, bashkimi i qytetarëve është mënyra për të penguar sundimin nga grupe të caktuara të interesit.

“Jemi këtu sepse më në fund kemi gjetur besimin tek njëri tjetri. Janë njerëz që nuk i keni parë më përpara, mund të kenë fe të ndryshme, mund të kenë arsimim të ndryshëm, por kërkojnë një jetë më dinjiteti.

Mos keni frikë ti bashkoheni kësaj lëvizje me frikën se kush do të vijë pas këtij që është në ikje. I vetmi garant është që nuk do vijë një autokrat, një trafikant.

Për aq kohë sa jemi bashkë nuk mund të na sundojnë më as hajdutët, as oligarkia dhe as krimi. Prandaj edhe sot jemi me besim vetëm tek njëri tjetri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të klasës politike të korruptuar në 36 vite”, tha aktivistja.

ME TE LEXUARAT