“Raiffeisen” po u vjedh të dhënat qytetarëve përmes SMS-ve, Policia: Kujdes, janë skema mashtrimi

Aktualitet

“Raiffeisen” po u vjedh të dhënat qytetarëve

Kujdes me mesazhet mashtruese! Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një seri SMS-sh dhe mesazhesh në WhatsApp, përmes të cilave persona të paautorizuar paraqiten si përfaqësues të bankave dhe synojnë të marrin të dhënat bankare të qytetarëve. Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”.

Policia e Shtetit

Në vijim të njoftimeve të herëpashershme të bëra nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin e mashtrimeve online dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, nisur edhe nga fakti se, ditët e fundit, janë konstatuar raste të mesazheve mashtruese të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in, nga numra të ndryshëm telefoni, sqarojmë qytetarët se:

Në këto mesazhe, autorët paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të institucioneve bankare dhe u kërkojnë qytetarëve të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera, duke klikuar në një link të përfshirë në mesazh.

“Raiffeisen” po u vjedh të dhënat qytetarëve

Bëhet fjalë për skema mashtrimi të tipit “phishing”, të cilat synojnë vjedhjen e kredencialeve të e-banking-ut, kodeve të verifikimit (OTP), si dhe të dhënave të kartave bankare. Këto të dhëna mund të përdoren më pas për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe shkaktimin e dëmeve financiare.

“Raiffeisen” po u vjedh të dhënat qytetarëve

Për t’u mbrojtur nga këto mashtrime:

Mos klikoni në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur mesazhi vjen nga numra të panjohur ose të dyshimtë.
Mos jepni asnjëherë fjalëkalimet, kodet OTP, PIN-in apo të dhënat e kartës bankare.
Përpara se të identifikoheni në shërbimet bankare, kontrolloni me kujdes adresën e faqes së internetit dhe sigurohuni që po përdorni kanalet zyrtare të bankës.
Bankat nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale përmes linkeve të dyshimta. Për çdo paqartësi, kontaktoni bankën vetëm përmes numrave dhe kanaleve të saj zyrtare.
Nëse keni klikuar në një link të dyshimtë ose keni dhënë të dhënat tuaja bankare:

Kontaktoni menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe për të marrë masat e nevojshme.

“Raiffeisen” po u vjedh të dhënat qytetarëve

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare.

Raportoni rastin në Policinë e Shtetit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe në çdo drejtori vendore.

Policia e Shtetit apelon për vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj çdo mesazhi, linku apo faqeje interneti që kërkon të dhëna personale, bankare ose kode verifikimi.

Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT