Vrasja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, lihet në fuqi dënimi me 28 vite

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos.

Ilir Selmani nuk u paraqit në seancën e zhvilluar në Apelin e GJKKO.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi të konfirmojë vendimin e mëparshëm, duke lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg.

Ish-polici Santiago Malko u vra në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

 

 

ME TE LEXUARAT