‘Të kufizohet pushteti absolut i Ramës’, ish-ministri jep idenë: Jo më shumicë e cilësuar, 10-12 deputetë…

Politikë

‘Të kufizohet pushteti absolut i Ramës’, ish-ministri jep

Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit absolut që merr kryeministri Edi Rama përmes shumicës në Kuvend është një nga zgjidhjet për ndryshimet në qeveri dhe brenda PS-së.

Teksa fliste për një emision televiziv, Malaj u shpreh se kjo gjë mund të realizohet përmes bashkimit të një 10 deri në 12 deputetëve, që mund të krijojnë një grupim të vogël.

Sipas Malajt, bëhet fjalë për reagime kundër në rastet e vendimeve me shumicë të cilësuar që kanë kosto të rënda politike dhe ekonomike për vendin.

“Jemi në kontakt edhe nga ndërkombëtarët dhe ideja nuk është që ne të nxitemi kundër PS-së. Ata duhet të shikojnë nëse ka një sinergji pozitive brenda PS-së.

Duhet të kufizojnë pushtetin absolut të Ramës. Duhet të bëhen më shumë se 10-12 deputetë. Jo kështu, por ta pengosh me vendimet që bën me shumicë të cilësuar.

Ka vendime që do të kenë kosto të rënda edhe për politikën, edhe për ekonominë. Fillimisht t’i kufizosh pushtetin absolut për të marrë vendime që krijojnë penalitete të mëdha”,-tha Malaj.

ME TE LEXUARAT