Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie mbeti i plagosur rëndë.

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, Hita e cilësoi këtë një ditë të dhimbshme për Policinë e Shtetit, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e efektivit të ndjerë.

“Sot është një ditë e trishtuar për Policinë e Shtetit. Ne humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi një nga shërbëtorët e saj. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër efektiv policie”, u shpreh ai.

 “Është një ngjarje që të lë pa fjalë. Nuk do të doja të isha sot para jush në këto rrethana”, shtoi Hita.

ME TE LEXUARAT