Virusi i Nilit Perëndimor/ ISHP në gatishmëri, analizohen në laborator kampionët e gjakut nga Korça
Lajmifundit
/
27 Gusht 2026, 13:46
Aktualitet

Pas marrjes së kampioneve të gjakut nga banorë të lagjes numër 7 në Korçë, ku banon 72-vjeçari i prekur nga Virisi i Nilit, mjekët dhe specialistët e Institutit të Shëndetit Publik janë kthyer në Tiranë.
Ekspertët do të bëjnë analizat laboratorike në ISHP, për të parë nëse ka persona të tjerë të infektuar.
Ndërkohë, burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit është e stabilizuar.
Pacienti prej dy ditësh nuk ndodhet më në intubim, por vijon të paraqitet shumë i lodhur. Mjekët që po ndjekin rastin bëjnë me dije se ai ka nevojë për trajtim më të specializuar.


