Përplasi për vde'kje vajzën 1 vjeç e gjysmë/ Publikohet emri i 24-vjeçarit të arrestuar
Lajmifundit
/
27 Gusht 2026, 14:41
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin Arbër Toçilla.
Mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën.
“U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.


