Vijon lufta me flakët në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca në terren

Aktualitet

Vijon lufta me flakët në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra

Në vatrën e zjarrit në Mallakastër ka nisur puna për kontrollin e perimetrit të saj. Në terren janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor dhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në vatrën e zjarrit në Drenie, në Bashkinë Patos, ka nisur puna për izolimin e flakëve. Në operacion janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.

Forcat në terren vijojnë punën për vënien nën kontroll të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

ME TE LEXUARAT