Shkodër/ Dy persona i hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren, policia në kërkim të autorëve , e reja në spital
Lajmifundit
/
10 Gusht 2026, 08:18
Aktualitet

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në lagjen “Xhabije”, në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, ku sipas informacionit paraprak të Policisë, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar.
E reja ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.