VIDEO/ Revolta masive kundër qeverisë, i moshuari: Jetoj me një pension të dobët! Le të vdes nëse çlirohet Shqipëria

Të shumtë janë të moshuarit që i janë bashkuar protestave masive që vijojnë prej 21 ditësh kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilët, sikurse çdo grupmoshë tjetër, përballet me problematika të ndryshme çdo ditë.
Një ndër ta është shprehur se jeton me një pension të dobët, ndërsa shton se shpreson që vdekja të vijë pasi të jetë çliruar vendi nga klasa politike aktuale. Ai thotë se mbi atdheun nuk vihet asgjë tjetër në botë.
“Ishalla më vjen vdekja vetëm kur të çlirohet Shqipëria. Nuk kam asnjë interes material vetë, jetoj me një pension të dobët. Megjithatë vij këtu, me një kafe e një paketë cigare. Mbi Shqipërinë nuk vihet asgjë, as nëna e as baba. Mbi atdheun nuk vihet asgjë.”, është shprehur ai.


