Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK, flet në Këshillin Bashkiak: Inkurajoj Altin Dumanin, ecni vetëm përpara!

Aktualitet

Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK, flet në Këshillin Bashkiak:

Pak minuta pas daljes nga SPAK, Kryetari i Bashkise Tirane Erion Veliaj ka marre pjese menjehere ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak e cila kishte nisur pak me heret.

Gjate fjales online ne Keshillin Bashkiak, Veliaj vec tjerash shpjegoi edhe paraqitjen e tij ne SPAK.

"Pashe nje institucion serioz, nje institucion te zgjuar, te interesuar per te zbardhur te verteten dhe jam krenar qe nje institucion i tille serioz, eshte ngritur me votat e Partise Socialiste qe mbeshteti reformen ne drejtesi", tha Veliaj.

"Ja ku jam ketu sot, nuk na heq dot askush nga punet tona, pervec qytetareve te Tiranes. Jane ata qe vendosin, jo disa capacule qe hedhin shashka ne nje kohe qe Sheshi Skenderbej eshte plot me turiste", tha Veliaj.

Ai vuri ne dukje se kushdo qe ka gabuar gjate punes se tij, duhet te shkoje te flase para drejtesise dhe te perballet me te. 

Veliaj akuzoi protestuesit si nje pakice e braktisur nga qytetaret qe po demton imazhin e kryeqytetit.   

Pjese nga deklarata:

"Ju kërkoj ndjesë për vonesën, jam i informuar pas daljes në SPAk. Për shkak se stani me lepuj ka rrethuar bashkinë, ju e keni bërë online. Në SPAK në vend që të më prisnin prokurorët më prisnin makinat nja 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Për ne është e rëndësishme, për të dhënë bonuset e qerave, etj. Së pari dola me një ndjesi krenarie…

Pashë një organizatë të disiplinuar, që forca jonë politime po bën një institucion. SPAK nuk është i hasmit, është staf i republikës së Shqipërisë. Këta i ka marrë malli të ndërtojmë kuturu, për kioskat…

Sot janë stanë me lepuj, sot sheshi është mbushur me turistë, dhe filmojnë këta në 2024, që i ka marrë mali për Tiranën e ’94. Këta çapaçulët me molotovë".

"Dua të inkurajoj Altin Dumanin, skuadrën e tij, ecni vetëm përpara. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që  duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë  e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet.

Nëse janë burra këta që flasin përditë le të zbresin nga ballkoni Saliut të shkojnë në SPAK, le të zbresi nga paralelet Ilir Meta të shkojë në SPAK. Por këta nuk janë burra, nuk kanë asnjë nder. Duhet të jemi krenar sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”-u shpreh Veliaj.

Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK: I lehtësuar që më në fund dhashë sqarimet e mia

Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK, flet në Këshillin Bashkiak:

TIRANE - Kryetari i Bashkise se Tirane Erion Veliaj ka dale nga SPAK, pas qendrimit aty per mese 7 ore.

Ai theksoi se pas deshmise ne prokurori, ndihet i lehtesuar meqenese i eshte dhene mundesia te flase dhe te sqaroje te verteten.

"Jam i bindur se prokuroria e posacme eshte investimi i duhur, nje institucion serioz. Dhashe shpjetime para dy hetuesve shume profesioniste.

Kam kohe qe e kerkoj kete gje per te dhene sqarime tona", tha Veliaj.

Ai beri te ditur se sot, edhe kundershtaret e tij, duhet te jene me te qarte dhe me te lehtesuar. 

"Kemi folur sot paradite per orarin e paraqitjes, pas hetuesit kishin nje seance para asaj me ne dhe diten e sotme dhame sqarime.

Hetuesit me kerkuan qe per disa gjera te mos flasim duke ruajtur keshtu hetimin", tha me tej Veliaj.   

Kryebashkaku beri thirrje qe institucionet e drejtesise te lejohen te punojne pa i sulmuar dhe pa i perbaltur.

Veliaj del pas 7 orësh nga SPAK, flet në Këshillin Bashkiak:

DEKLARATA:

“Paraqitja e sotme ma ka rritur bindjen se po bëhet një hetim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet dhe jo t’i përgojojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar takim.

Pasti një ezaurim total të shpjegimeve mbi çështjen e inceneratorëve. Sigurisht të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje etike dhe sekreti hetimor të mos i ndaj gazetarët. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime. Unë ndihem më i lehtësuar që pata mundësi të sqaroj fjalën time”.

ME TE LEXUARAT