U godit disa herë me thikë nga roja i plazhit/ Vrasja e turistit portugez në Sarandë, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Aktualitet

U godit disa herë me thikë nga roja i plazhit/ Vrasja e turistit

Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje em vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit të hotel “Principotes” në Ksamil.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se veç autorit Sokrat Vata dhe personave të tjerë, në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez. Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”.

Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ëhstë shpallur në kërkim pronari i lokalit “Principotes”, Bekim Bulica. Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

ME TE LEXUARAT