U arrestua për ‘ndërtimet pa leje’, Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin!
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 17:15
Aktualitet

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish-shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari.
Burime për Mediat bëjnë të ditur se Apeli ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj, duke ndryshuar masën e sigurimit ndaj tij nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.
Po ashtu mësohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Natasha Mulaj.
Ish-drejtuesi i policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me kontrollet dhe procedimet ndaj ndërtimeve pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.


