Aksident pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, automjeti përmbyset mbi asfalt
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 17:03
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, një automjet shihet i përmbysur në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


