U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton masën “arrest me burg” për Renardo Nallbanin
Lajmifundit
/
10 Gusht 2026, 13:11
Aktualitet

Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK.
Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herët ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale.
Ndonëse avokati i Renardos ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata.
Ky i fundit kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në Gjykatën e Posaçme.


