Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në murin e banesës së 73 vjeçarit
Lajmifundit
/
10 Gusht 2026, 13:55
Aktualitet

Një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në portën e murit rrethues të një banese në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në banesën e shtetasit Mark Deda 73 vjeç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.


