Turisti francez u ekzekutua me mjet prerës nga truproja hasjan/ Ky është kompleksi buzë detit ku ndodhi ngjarja

Një 20-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze njohura dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.
Me një restorant dhe një bar gjigant në një nga plazhet më të lakmuara të Ksamilit, përballë ‘Tre Ishujve’, vendi mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, në shezlongët beach barit 'Principotes' në zonën bregdetare të Ksamilit.
Turisti Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt për një vajzë me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë.
Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta ku dhe 29-vjeçaro dyshohet se e ka goditur me thikë.
Autori i dyshuar u arrestua në Fier.


