Trafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, fluks i lartë automjetesh drejt juglindjes

Aktualitet

Trafik kilometrik në hyrje të Elbasanit, fluks i lartë

Trafik i rënduar është krijuar në hyrje të Elbasanit, në aksin Elbasan-Tiranë, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve.

Qindra makina kanë mbetur të bllokuara në autostradë, ndërsa lëvizja është vështirësuar ndjeshëm në disa segmente të rrugës.

Fluksi i madh është krijuar pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt juglindjes së vendit për fundjavë, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në këtë aks.

Në disa momente, trafiku është bllokuar plotësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe vonesa për drejtuesit që udhëtojnë në drejtim të Elbasanit dhe më tej drejt juglindjes.

ME TE LEXUARAT