Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjata automjetesh! Qytetarët prej disa orësh të 'bllokuar'
Lajmifundit
/
20 Shtator 2026, 20:43
Aktualitet

Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë sjellë një fluks të madh pushuesish gjatë fundjavës në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales.
Kthimi i tyre nga zonat turistike ka shkaktuar rritje të ndjeshme të qarkullimit të automjeteve, duke krijuar radhë kilometrike në aksin Lezhë-Milot.
Trafiku i rënduar vijon prej disa orësh, ndërsa drejtuesit e automjeteve përballen me vonesa në lëvizje.


