FOTO/ A ka marrë fund lidhja mes Sarah Berishës dhe DJ PM? Influencerja thyen heshtjen dhe i jep fund aludimeve

Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht se lidhja e saj me DJ PM ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një përgjigjeje në Instagram, pasi një ndjekës e pyeti nëse dyshja vazhdojnë të jenë bashkë.
Berisha ka sqaruar se ndarja ka ndodhur disa muaj më parë, përpara se lajmi për përfundimin e lidhjes të bëhej publik.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë, shumë përpara se të dilte lajmi”, shkroi ajo.
Megjithatë, Berisha theksoi se pavarësisht ndarjes, mes saj dhe DJ PM vazhdon të ketë respekt.
“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Sarah tregoi gjithashtu arsyen pse vendosi të flasë publikisht për ndarjen. Ajo tha se e ndjeu të nevojshme të jepte një përgjigje për shkak të mbështetjes që ajo dhe DJ PM kanë marrë nga ndjekësit, si gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, ashtu edhe pas përfundimit të spektaklit.
“Këtë përgjigje po e jap sepse e ndjej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë. Këtë temë s’do ta hap më”, shkroi Berisha.

Lidhja e Sarah Berishës dhe DJ PM nisi gjatë “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021 dhe, që prej asaj kohe, dyshja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar edhe më herët me aludime për ndarje, veçanërisht në periudhat kur ata nuk shfaqeshin së bashku në rrjetet sociale.
Në muajt e fundit, zërat për ndarjen u shtuan pasi Sarah Berisha dhe DJ PM nuk ndiqeshin më në Instagram. Në mars të këtij viti, DJ PM ishte shprehur se preferonte ta mbante jetën sentimentale larg ekspozimit në rrjetet sociale, pa dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies së tij me Sarah Berishën.







