Tiranë / Dy ngjarje të rënda brenda pak minutave: Një i plagosur me mjet prerës e një i vetëhedhur nga pallati

TIRANË – Dy ngjarje të rënda kanë mobilizuar uniformat e policisë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, të ndodhura pothuajse në të njëjtën kohë.
Një 63-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në rrugën "Kongresi i Manastirit".
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, një konflikt i çastit pranë zonës së pedonales te Kalaja e Tiranës ka përfunduar me plagosjen e një 39-vjeçari me mjet prerës, autori i të cilit është vënë në kërkim nga forcat e rendit.
Tiranë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në rrugën "Kongresi i Manastirit", dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të 4-t të një pallati shtetasi F. S., rreth 63 vjeç. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.


