Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa këtë mëngjes

Aktualitet

Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa

Ushtria izraelite pretendon se ka identifikuar raketa të tjera të lëshuara nga Irani këtë mëngjes.

Sipas Izraelit, sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin”, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.

Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të paqarta, raporton BBC, teksa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.

Izraeli tha më herët se është dakord me armëpushimin e kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ministri i jashtëm i Iranit tha se sulmet do të ndalojnë vetëm nëse Izraeli bën të njëjtën gjë.

ME TE LEXUARAT