Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe tentoi të vidhte një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Korçë

Aktualitet

Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe

Korçë

Tentoi të vidhte në një banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas për tentativë për vjedhje në banesën e tij, në fshatin Goskovë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

ME TE LEXUARAT