Pritë me armë në Spaç të Mirditës, ekezkutohet brenda në makinë Valter Lleshi, reagon policia

Aktualitet

Pritë me armë në Spaç të Mirditës, ekezkutohet

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të hënë në Spaç të Mirditës.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi Valter Lleshi.

Sipas te dhenave te deritanishme 45 vjecari eshte gjetur i qelluar me arme brenda ne makinen e tij. Forcat e policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur menjehere hetimet.

Njoftimi paraprak i policise: Mirdite

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT