Shakira kurorëzohet ‘mbretëresha’ e Botërorëve/’Dai Dai’ zgjidhet si kënga më e mirë në

Showbiz

Shakira kurorëzohet ‘mbretëresha’ e

Lidhja mes Shakirës dhe Botërorit të futbollit bën sërish historinë. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti ‘Dai Dai’ e interpretuar nga ylli kolumbian i muzikës dhe Burna Boy është zgjedhur si kënga më e mirë zyrtare e një botërori në të gjithë historinë e kompeticionit.

Kjo është ajo që rezulton nga sondazhi i kryer nga revista prestigjioze muzikore Billboard. E publikuar në 14 maj, kënga tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithë planetit fal ritmit të saj që të bën për vete dhe një teksti emotiv. ‘Dai dai’ u konsideriua si një mesazh i fortë i unitetit dhe forcës kolektive ku iu bëhet një homazh legjendave të futbollit si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Diego Maradona, Paolo Maldini, Romário, David Beckham apo Kaká. Kënga po ashtu jepte një mesazh direkt për futbollistët pjesëmarrës duke i ftuar të shfaqin të gjithë talentin e tyre në fushën e lojës

Një podium i dominuar nga ylli kolumbian i muzikës latine

Në votimin që revista Billboard hapi në 1 qershor vendosu 10 himnet zyrtare të miratuara nga FIFA që nga Botërori i Italisë në 1990 dhe rezultatet që u publikuan në 10 qershor ratifikuan dominimin e padiskutueshëm të Shakirës

‘Dai Dai’ (Botërori 2026) – Shakira ft. Burna Boy ishte në vend të parë me 31.28% të votave e ndjekur në vendin e dytë nga ‘Waka Waka (This Time for Africa)’ (Afrika e Jugut 2010) me 26,65% të preferencave. Podiumin e plotëson kënga e interpretuar nga Ricky Martin në Francë 1998, ‘La Copa de la Vida’ me 24.73% të votave duke u konsoliduar si një tjetër himn sportiv emblematik e fundit të shekullit XX. Klasifikimi vijon me ‘We Are One (Ole Ola)’ të Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte e Brazil 2014 në vendin e katërt con un 8,01% të preferencave e vijuar nga ‘The Time of Our Lives’ i Il Divo dhe Toni Braxton (Gjermani 2006).

Të tjera himne nostalgjike dhe të rëndësishme të botërorëve si ‘Un’estate italiana’ (Itali 1990), ‘Boom’ (Anastacia), ‘Live It Up’ (Nicky Jam, Ëill Smith y Era Istrefi) dhe ‘Hayya Hayya’ (Katar 2022) nuk arritën të kalonin 2% të votave. Edhe pse Billboard nuk e zbuloi shifrën totale të personave që kishin votuar, impakti masiv në rrjetet sociale reflekton mobilizimin e fanatikëve të muzikës dhe futbollit

Impakti i menjëhershëm global

Kjo arritje i shtohet suksesit që ‘Dai Dai’ po shënon në platformat digjitale ku ka regjistruar dhjetëra milionë klikimesh pas prezantimit shumë të komentuar të Shakirës në ceremoninë e hapjes në Stadiumin Azteca. Me dy prej këngëe të saj në pozicionet më të larta në historinë e Botërorëve, Shakira konfirmon statusin e ikonës globale duke bashkuar kulturat përmes muzikës në festën më të madhe të sportit.

ME TE LEXUARAT