Mësuesja u drejtohet nxënësve: Jeni klasa më e bukur, do të bëni ndryshim historik

Një mësuese, e cila iu drejtua nxënësve të saj që mund të ishin të pranishëm në protestë, i quajti “klasën më të bukur”, ndërsa veten “me fat.” Më tej, si bashkëshorte e një efektivi të rënë në krye të detyrës, ajo uroi për ndryshim.
“Jeni klasa më e bukur! Do të jem mësuesja më me fat kur të shpjegoj ndryshimin historik që do të bëni ju!
Jam bashkëshorte e një prej efektivëve të rënë në krye të detyrës dhe mbaj mbiemër me nder! Ju bëj thirrje me dorën në zemër, të nderuar kolegë dhe ish-kolegë të bashkëshortit tim, jeta juaj vlen 0 ose 50 milionë lekë të vjetra!
Uroj që kjo protestë, ky ndryshim që po ndodh të jetë sa më i pastër dhe më i bukuri që ka parë historia!”, tha mësuesja.


