“Të rri në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?”/ Batuta tek Komisioni i Ligjeve mes Korreshit dhe Zegjine Çaushit: Ti mezi fitove….

Për një moment, diskutimet në Komisionin e Ligjeve u zhvendosën nga rendi i ditës te replikat mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.
Gjatë debatit, Korreshi iu drejtua deputetes së PS-së duke thënë se ajo nuk e kishte fituar vetë mandatin e deputetes, por ishte bërë pjesë e Kuvendit pas dorëheqjes së një deputeteje tjetër. Kjo pasi Çaushi i tha Korreshit “Mezi fitoi me të shtytur”, referuar mandatit. Debati vijoi për disa minuta, duke sjellë ndërhyrjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili kërkoi rikthimin e diskutimit te çështjet e komisionit.
Pjesë nga debati:
Korreshi: Unë nuk fola për Roskovecin, për ato gjëra në Lushnjë që i di, kam të drejtë. Kur të vij në Roskovec, atëherë ti…
Çaushi: Hajde kur të duash.
Korreshi: Po më bëre ftesë…
Çaushi: Po patjetër, hajde.
Manja: Zoti Korreshi, mbaruat me pyetjet? Vazhdoni me pyetjet.
Korreshi: A do më lësh në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?
Manja: Rri në Lushnjë më mirë.
Korreshi – Çaushit për mandatin e deputetit: Ti nuk fitove vetë. I tha Bela asaj: “Hiqe këtë”. Nuk e more ti. E dha dorëheqjen një nga Lushnja. Të donin për Gazin. Epo, kujdes me mua! Dha dorëheqjen ajo se i thanë: “Alo! Shpejt se do hyjë shoqja Zegjine”. Ta dinë shqiptarët. Ti fitove hiç e hiç, po s’fitova unë./ Top Channel


