Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin
Lajmifundit
/
19 Qershor 2026, 11:38
Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit arrest në burg në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri, mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri.
Por sërish ata kanë insistuar që i dyshuari i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre.
Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të 2025.


