Është krisur raporti me Mirin? Stelina i tregon të gjitha: Ish-banorja më e sinqertë...

Showbiz

Është krisur raporti me Mirin? Stelina i tregon të gjitha:

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Stelina Kurila, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga Mateo Borri.

Ky i fundit nuk e ka lënë pa ngacmuar në lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët kaloi rrugëtimin e saj.

Kur u pyet për ish-banorët më falsë, Stelina i habiti të gjithë duke thënë se nuk ka një emër, pasi i ka njohur dhe jashtë, e si pasojë nuk mund të thotë një emër.

Ndërsa sipas saj, më e sinqerta ka qenë vetë ajo. Gjithashtu ka sqaruar edhe raportin me Armir Shahinin, me të cilin ka patur një raport të mirë në shtëpinë e BBV 5.

Pjesë nga intervista:

Më thuaj sipas teje, emrin e banorit më të sinqertë dhe më fake

E di ku është problemi? Që me punën që kam bërë kohët e fundit, kam pasur mundësinë t’i takoj të gjithë ish-banorët, pra i kam njohur edhe jashtë.

Përgjigja?

Falso nuk do them asnjëri pasi i kam pasur mundësinë që t’i takoj të gjithë jashtë.

Aktori më i mirë pra?

Ti, a quhet?

Jo.

Kurse më i sinqerti ka patur shumë, po do them veten time

Po e pranoj dhe këtë. Nga Big-u ke patur një shoqëri të mire dhe me Mirin, jashtë “Big Brother” nuk të kemi parë të shoqërohesh me të. A ka ndodhur diçka?

Nuk ka ndodhur asgjë. Ne kemi rastisur të takohemi pak herë se për shkak të angazhimeve unë nuk jam edhe shumë në Tiranë, por jemi përshëndetur, kemi pyetur njëri-tjetrin si shkon jeta dhe gjithçka është ok.

Mirin nuk e kemi parë te “Të Guximshmit’, a i ke bërë ftesë? A e ka refuzuar?

Patjetër që i kam bërë ftesë, por ka patur shumë angazhime me koncertet dhe e mirëkuptoj si çdo person tjetër që mund të kem ftuar dhe nuk e ka pranuar ftesën.

ME TE LEXUARAT