“Vrasjet rrugore janë krime”, Hita pas tragjedisë në Durrës: Duhet të ashpërsojmë Kodin Penal dhe ...

Aktualitet

“Vrasjet rrugore janë krime”, Hita pas tragjedisë në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës, duke e cilësuar ngjarjen si tepër të rëndë dhe tronditëse, si për opinionin publik ashtu edhe në aspekt personal.

Hita u shpreh se rasti ka nxjerrë në pah nevojën për masa më të forta ligjore, duke theksuar se aksidentet fatale në rrugë duhet të trajtohen me të njëjtën seriozitet si krimet e tjera të rënda.

Ishte një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik, por edhe mua personalisht. Pezullimi i punonjësve të policisë lidhet me verifikimet që po kryen Drejtoria e Standardeve Profesionale për të parë hap pas hapi mënyrën se si kanë vepruar efektivët në atë zonë. Hetimi administrativ dhe ai penal vijojnë”, deklaroi Hita.

Ai shtoi se ka ardhur momenti për ndërhyrje konkrete në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, me fokus rritjen e sigurisë për qytetarët.

Së fundmi u pa qartë se vrasjet rrugore janë po aq të rënda sa çdo ngjarje tjetër kriminale. Përveç masave aktuale, duhet të rishikohen edhe gjobat administrative, pasi shpesh edhe parkimet e gabuara bëhen shkak për aksidente me pasoja fatale. Masat ndëshkuese aktuale janë të ulëta”, tha ai.

Sipas kreut të Policisë, institucioni që ai drejton do të propozojë ndryshime konkrete ligjore për të forcuar sigurinë rrugore dhe për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT