Lufta me SHBA-në, Teherani kërcënon: Vendet shumë më të vogla mos të përfshihen, përndryshe ....

Bota

Lufta me SHBA-në, Teherani kërcënon: Vendet shumë më

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të shkaktojnë reagime të forta në rajon. Seyyed Mehdi Tabatabaei, anëtar i zyrës së shtypit të presidentit iranian Masoud Pezeshkian, paralajmëroi vendet e Gjirit që të mos përfshihen në konflikt, duke deklaruar se në të kundërt “do të pendohen”.

Në një postim në rrjetin social X, Tabatabaei theksoi se Irani e konsideron veten “fqinja më e mirë dhe fuqia më fisnike e padiskutueshme në rajon”

Ndërsa shtoi se Republika Islamike mbështet marrëdhënie miqësore me vendet islame mbi baza fetare dhe rajonale.

Ai paralajmëroi se shtetet më të vogla nuk duhet të bëhen pjesë e përplasjeve mes fuqive të mëdha. “Ato nuk duhet të shndërrohen në gurë shahu në lojë dhe në monedha për armikun, përndryshe nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse keqardhje”, u shpreh Tabatabaei.

ME TE LEXUARAT