Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët rrethojnë varrezat (VIDEO)

Aktualitet

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët

Situata e zjarreve vijon të mbetet e vështirë në Njësinë Administrative Ungrej, në zonën e Kashnjetit, ku prej katër ditësh forcat zjarrfikëse po përballen me vatra aktive.

Për shkak të erës së fortë, një vatër e madhe zjarri është përhapur në zonën pyjore të fshatit Rras, duke iu afruar varrezave dhe kishës së fshatit dhe duke i vendosur ato në rrezik serioz.

Ndërhyrja tashmë është përqendruar në zonën pranë kishës, ku zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e avancimit të mëtejshëm të flakëve.

Situata në Kashnjet vijon prej katër ditësh, ndërsa në terren janë angazhuar disa mjete dhe forca zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë. Përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë vështirësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të kushteve në terren.

Era e fortë favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa terreni i vështirë e bën më të komplikuar ndërhyrjen e mjeteve dhe forcave zjarrfikëse.

Puna në terren vijon për mbajtjen nën kontroll të vatrave dhe shmangien e rrezikut për objektet dhe zonat e tjera përreth.

ME TE LEXUARAT