VIDEO/ Sulmi ajror izraelit godet gjatë transmetimit live, plagosen gazetari dhe kameramani

Momenti kur një sulm ajror izraelit goditi zonën e Nabatiyas në jug të Libanit është kapur nga një kamera televizive, duke rezultuar në plagosjen e një gazetari dhe kameramanit, të cilët po e mbulonin ngjarjen drejtpërdrejt
Bëhet fjalë për korrespondentin e televizionit Al-Manar, Ali Shbib, dhe kameramanin që ishte me të. Të dy ndodheshin në një distancë të shkurtër nga vendi i sulmit kur ndodhi goditja.
WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.
— Clash Report (@clashreport) September 7, 2026
He was a bit too close to the site of the strike.
He is in stable condition. pic.twitter.com/QeRiisfWjq
Kamera ka kapur momentin e sulmit, ndërsa gazetari dhe kameramani u dërguan në spitalin Sheikh Ragheb Harb pas plagosjes. Sipas informacioneve të disponueshme, gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se një prej sulmeve ajrore kishte në shënjestër një parking në qytetin e Nabatiyas. Sulmi dëmtoi disa ndërtesa, ndërsa disa automjete u përfshinë nga flakët.
Sipas të njëjtit burim, avionët luftarakë izraelitë kryen një sërë sulmesh në zona të ndryshme.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake në territorin libanez.


